Futbollistët e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen ndaj Kosovës do të plotësojnë formular për coronavirusin

14:52 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

“Futbollistët e Maqedonisë së Veriut kur do të vijnë nga Italia në Shkup për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, do të duhet të plotësojnë formular shëndetësorë – hartë për coronavirusin, si dhe persona të tjerë të cilët vijnë nga rajone kritike”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën. Ai deklaroi se të gjithë udhëtarët të cilët arrijnë në vend nga Italia do të duhet të plotësojnë formular, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E njëjta vlen për të gjithë dhe nuk ka shmangie nga ajo që është rekomanduar nga Komisioni për sëmundje infektive për cilindo person i cili vjen nga kudo”, u shpreh Filipçe.

Në pyetjen për punëtorët kinez nga firma “Sinohidro” të cilët punojnë në vend, Filipçe tha se ata kanë qenë në kontrolle dhe nuk kanë simptome të coronavirusit.

“Tetë punëtorët kinez nga firma Sinohidro janë vendosur në izolim dhe çdo ditë kanë kontakt me epidemiologët vendor. Asnjë një nga ata nuk ka shenja të infektimit”, tha Filipçe.

Të ngjashme