Në garën për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë tre kandidatë që tashmë janë verifikuar edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski nga partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska nga VMRO DPMNE-ja dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare.
Secili prej tyre pret fitore duke lavdëruar konceptin e tyre si më të mirin të mundshëm.
“Padyshim se kandidatura e Pendrarovskit është zgjedhje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shtet stabil, të sigurt dhe të përparuar, president i cili do ta çojë vendin drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, drejtues i shtabit zgjedhor të Lidhjes Social Demokrate.
Nga opozita maqedonase thonë se kandidatja e tyre është zgjedhja e vetme për qytetarët për të demaskuar të gjitha paaftësitë e qeverisjes së tanishme dhe vendimet që ka marrë në dëm të shtetit.
“Do të vizitojmë çdo familje që t’i tregojmë të vërtetën, atë që po ndodhë në Maqedoni, por edhe do ti flasim edhe për periudhën kur ne ishim në pushtet. Nga kjo qeveri e korruptuar dhe e paaftë po përballemi me gjendje të rënd në vend. Për shkak të kësaj dhe vendimeve të dëmshme për vendin dhe qytetarët, ajo duhet sa më parë të largohet nga pushteti”, ka deklaruar Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.
Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president të opozitës shqiptare thonë se “koncepti i profesorit Blerim Reka, e bën atë të veçantë nga kandidatët e tjerë. Ne preferojmë që ai vet ta prezantojë programin e tij. Do të kemi një fushatë pak më ndryshe, do të kemi një koncept të ri”.
Fushata parazgjedhore do të nis më 1 prill, por kandidatët e partive, në veçanti Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovski fushatën e kanë nisur shumë kohë më parë edhe atë në rrjetet sociale duke shkëmbyer akuza e pikëpamje të ndryshme lidhur me zhvillimet në vend.
Ekspertët thonë se shfrytëzimi i rrjeteve sociale është pozitiv, por këtë rast sipas Bojar Koradlov, specialist për marrëdhënie me publikun, komunikimi është i njëanshëm.
“Një nga gabimet me këtë lloj të fushatës është se ata vetëm se prezantojnë qëndrimet e tyre dhe nuk komunikojnë me elektoratin. Çështja e dytë është se nuk kanë qasje profesionale pasi shpesh dinë të favorizojnë një media, apo të mbyllen në rrethin e vetëm një rrjeti social dhe fare të mos komunikojnë me mediat tjera apo ato tradicionale. Ata konsideroj se duhet të jenë gjithkund aktiv nëse duan të tërheqin sa më shumë votues”, thotë Bojan Koradlov.
Por, duke parë devijimin e fushatës në çështje që nuk janë në kompetencë të presidentit, tensionet në opinion, shpenzimet e shumë parave për fushata zgjedhore, disa nga ekspertët thonë se më mirë do të ishte sikur zgjedhja e presidentit të bëhet në Kuvend dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.
“Nuk mundet që tërë fushatën ta mbani vetëm se në sferën e politikës jashtme apo në reformat që kanë të bëjnë me inteligjencien dhe politikat e armatës. Këto janë sfera ku presidenti ka kompetenca dhe kur mundësitë janë të kufizuar normalisht se kandidatët dalin edhe jashtë sferave të tyre të ndikimit duke bërë edhe premtime tjera. Konsideroj se duhet të ndryshojë mënyra zgjedhjes së presidentit. Për t’i ikur harxhimeve, fushatave elektorale e procedurave tjera do të ishte mirë që presidenti përfundimisht të zgjidhet në Kuvend”, thotë Marko Trashanovski nga Instituti për demokraci.
Zgjedhjet mbahen në dy raunde zgjedhore më 21 prill dhe 5 maj. Dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në rrethin e dytë zgjedhor dhe kandidati që do të merr më shumë vota nga dalja e qytetarëve në votime që duhet të jetë mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues do të jetë pasardhës i Gjorge Ivanovit në postin e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok