Funksionarët shqiptarë e presin Papa Françeskun me flamur kuq e zi

16:04 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, zv/ministrja e financave Shirete Elezi, Besir Dehari dhe disa funksionarë tjerë shqiptarë që kanë marrë pjesë në meshën e Papa Françeskut në sheshin e Shkupit, e kanë pritur atë me flamurin kombëtar shqiptar.

Me këtë rast ata janë fotografuar me flamurin kuq e zi, dhe me disa fëmijë me plis.

Bashkë me ta është fotografuar edhe profesori Ylber Sela, i cili pritet të udhëheqë institucionin për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme