Fundjava në Maqedoni do të jetë e ftohtë dhe me shi

13:07 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Vetëm edhe sot do të kemi diell dhe ditë të ngrohtë pranverore, edhe pse në mëngjes temperatura ka lëvizur prej 1 deri 8 gradë celsius, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fundjava do të jetë e ftohtë dhe do të ketë reshje shiu, paralajmërojnë nga Enti Hidro-Meteorologjik i Maqedonisë.

Era do të mbizotërojë gjithashtu. Temperaturat të premten do të lëvizin nga 4 deri më 26 gradë celsius.

Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 21 gradë celsius.

Do të ketë reshje shiu dhe erë të fortë edhe për festën e Pashkëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme