14 viktimat e tragjedisë së Tetovës janë përcjellë për në banesën e fundit. Dy prej tyre janë edhe çifti i bashkëshortëve Xhemal dhe Zarife Bilalli, me një histori vërtetë të trishtë.
“Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tragjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zjarri. Sa të jetojmë do t’i kujtojmë” shkruhet në një postim në Facebook.
Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19, shkruan Zhurnal.
“Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi. Është dhimbje e madhe se humbëm njerëz, dhe këto humbje janë më të dhimbshme sepse janë tragjike. Nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhimbjet dhe shumë e vështirë për familjen për t’i kaluar ato.Ngushëllime familjes Bilalli e Zoti u dhashtë forcën” shkruan Fatlind Selmani në facebook.
“Sot me pikellim te thelle vendlindja jone fsh.Bozovce percolli per banesen e fundit dy bashkevendas e saj nga zjari i tmershem qe perfshiju spitalin e Tetoves, lutemi per ta deri ne qyelle qe ti bashkoj Zoti gjithesis ne parajs boten tjeter ashtu si ishin te bashkuar kete bote bure dhe grua #XhemalZarifeBilalli” shkruhet në një tjetër postim.
Burin i cili kishte qenë i infektuar me covid-19 nuk kishte se kush ta ndihmonte dhe pranë tij në spital ishte gruaja, e cila pasi shpërtheu zjarri tentoi ta shpëtonte, por nuk mundi dhe të dy u dogjën në luftë me flakët” shkruan Hesat Rushani në “Facebook”.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj