Fuere: BE duhet të përfshihet në zgjedhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

23:17 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriu, Ervan Fuere i bëri thirrje Bashkimit Evropian të përfshihet në zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas tij nëse nuk ndodh kjo do të bllokohet e gjithë situata.

“Mendoj se zgjedhjet në Bullgari, për fat të keq, nuk sjellin asgjë të re, dhe nuk ka logjikë që BE të presë për të vepruar. Institucionet evropiane duhet të jenë më intensive në qasje. Kanë instrumente të cilat mund t’i përdorin me përqendrim në histori. Shumë argumente mund të përdoren, dhe të mos bllokohen bisedimet për fillimin e bisedimeve”, tha Fuere.

Ai shton se Qeveria e Maqedonisë duhet të vazhdojë me reformat që kërkohen, posaçërisht në gjyqësi dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Shqetësimi është nëse BE nuk përfshihet, dhe nëse trysni nga Bullgaria është aq i madh sa që Qeveria në Maqedoninë e Veriut mund të ndjejë se është e obliguar që t’i pranojë qëndrimet bullgare që do të mund të ishin kundër produktive për një periudhë të gjatë dhe që mund ta ndryshojnë opinionin kundër Qeverisë. Kjo është gabim i madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Fuere.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme