Shtëpi, shitore e objektet fetare. Të gjithë këto janë cak i plaçkitësve në disa fshatra të Strugës ditëve të fundit.
Vetëm në fshatin Belica e Poshtme, për më pak se një javë, sipas banorëve, janë plaçkitur 16 shtëpi si dhe shtëpi të mërgimtarëve. Kryerësit vidhen enterierët e shtëpive, aparatet e amvisërisë dhe gjësende tjera. Banorët për Alsat thonë se janë të detyruar të organizohen dhe ta mbrojnë pronën dhe pasurinë e tyre.
Në 48 orët e fundit, vjedhje ka pasur edhe në fshatin fqinj Varanishtë. Janë plaçkitur gjashtë shitore, një barnatore për bujqësi, bastore, një kishë lokale dhe disa shtëpi. Banorët kanë frikën për sigurinë e tyre. Dyshojnë se bëhet fjalë për grup i ardhur nga jashtë.
“Fillimisht filluan të vjedhin nëpër shitore. I kanë thyer xhamat dhe janë futur. Jemi të shqetësuar. Bija është vet, dhëndri është në punë. Fle vet dhe duhet ta ruajmë”.
“Dje kalove këndej dhe kishte polici. Janë plaçkitur shumë shitore. Nuk e di si janë futur”.
Banorët kërkojnë prezencë më të madhe të policisë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës. Nga SPB Ohër thonë se deri tek ta kanë arritur denoncime nga persona të dëmtuar dhe se po ndërmerren masa intensive për kapjen e kryerësve. Gjithashtu janë ndërmarrë masa tjera, mes tjerave edhe kontrolle të përforcuara në këtë zonë./alsat
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës