Google ADS

Fshati Përshevcë s’ka ujë të pijshëm, autoritetet fajësojnë banorët

22:20 | 30 Maj 2021
Arbresh.info

Ky ujë i papastër që futet në këtë tub, shërben për furnizimin me ujë të rreth 700 shtëpive të fshatit Përshevc të komunës së Tearcës. Ardhja e verës për këtë fshat është makth i vërtetë. Uji i burimit nuk përmbush as 30 për qind të nevojës së fshatit për ujë të pijshëm, andaj banorët janë të detyruar që të bëjnë zgjidhje me ujin e lumit. Kreu i bashkësisë lokale të Përshevcës thotë se ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale. Kërkesa janë bërë por punë konkrete nuk ka.

“Uji i burimit që kemi nuk i përmbush nevojat e fshatit dhe detyrohemi të shfrytëzojmë ujin e lumit disa muaj, mos të them më shumë se gjysmën e vitit përdorim ujin e lumit. Por me ndërtimin e hidrocentraleve për fat të keq, uji i lumit është reduktuar pjesërisht por edhe është ndotur sidomos kur bëhen punime në hidrocentrale dhe kur pastrohen ato neve na ndotet uji. Para një viti bëmë një kërkesë në komunë të Tearcës që të ofrojnë një zgjidhje më afatgjate për ujin që e përdorim”, tha Halit Jonuzi, kryetar i Bashkësisë Lokale.

“Uji i pijshëm është jetë. Ne duhet të luftojmë që ujin e pijshëm ta kemi të siguruar. Këtu duhet ë luftojnë gjithë bashkë, edhe institucionet shtetërore . duhet ta zgjidhin se ky problem është shumë vjeçar”.

Ndërmarrja publike e komunës së Tearcës “Sharri”, fajin e hedhin tek banorët.

“Ne jemi të gatshëm gjithnjë dhe kemi dëshirë që sa më shpejt të kyçen në sistem, sepse ndryshe është kontrolli i ujit. Mirëpo presim gatishmërinë e banorëve. I presim të vijnë dhe të tregojnë çka duhet që të bisedohet për atë”, tha Mefail Miftari, drejtor i NPK “Sharri” – Tearcë.

“Zgjidhje gjatë sezonit të verës për banorët e fshatit Përshevcë por edhe disa fshatrave tjerë që kanë problem me ujin e pijshëm është kjo çezmë që shihni pas meje, që është disa kilometra larg fshatit por që i furnizon me ujë për pije”./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme