Zyra e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas raportit të OSBE-së ku thuhet se janë evidentuar keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës në zgjedhjet në Serbi.
Sipas ministrisë, kjo është e papranueshme për një vend me status të kandidatit në BE, shrkaun Arbresh.info.
“Serbia ka votuar, por OSBE raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE.”, thuhet në reagimin e Zyrës së Jashtme të Gjermanisë.
#Serbia has voted, but @osce_odihr reports misuse of public resources, voter intimidation and cases of vote buying. This is unacceptable for a country with EU candidate status.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) December 18, 2023
Kujtojmë që Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të mbajtura të dielën në Serbi, sipas rezultateve paraprake të komisionit zgjedhor.
Partia Progresive Serbe ka fituar 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës fitoi 23 për qind.
“Lista ‘Serbia nuk mund të ndalet’ me siguri do të ketë më shumë se 127 deputetë. Mbase do të kemi 128, 129 apo 130, varësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Kjo listë do ta ketë shumicën absolute në parlamentin e Republikës së Serbisë”, tha presidenti Vuçiç të dielën në mbrëmje duke shpallur fitoren.
Ndërkohë udhëheqësi i koalicionit opozitar Miroslav Aleksiq tha se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të pranohet për shkak të një procesi të manipuluar zgjedhor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
OSBE: Trysnia ndaj votuesve minoi procesin zgjedhor në Serbi
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...