Vazhdojnë debati në mes vendeve anëtare të BE-së për të vendosur një datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë në Këshillin e BE, ku Franca vazhdon ta kundërshtojë këtë që të ndodhë në muajin qershor pavarësisht marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në përpjekjet për të bindur Francën, shtetet anëtare pranuan të vendosnin një vendim të kushtëzuar për negociatat, pa një afat kohor kur ato konkretisht mund të fillojnë, por as kjo nuk e bindë Francën.
Parisi pranon të ketë “një fjalor më pozitiv” dhe inkurajon Maqedoninë, por negociatat në qershor nuk janë të mundshme. Qëndrim që ka shqetësuar shumë shtete anëtare të BE-së, të cilët besojnë se Maqedonia duhet të shpërblehet si për reformat ashtu edhe për çështjen e emrit.
Ndër mbrojtësit më të fuqishëm në fillim të negociatave është Bullgaria, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të muajit dhe që vlerëson gjithashtu se negociatat me Maqedoninë në qershor gjithashtu do të sjellin “prestigj” për presidencën e saj.
Mbrëmë ambasadorët e vendeve anëtare kanë debatuar pothuajse 22 orë për këtë çështje, por nuk kanë arritur të sjellin kompromis.
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec