Franca jep mbështetje të plotë për implementimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për çështjen e emrit, kurse qëndrimin që do ta transmetojë shefi i diplomacisë franceze Jean-Yves Le Drian në Samitin e procesit të Berlinit kushtuar Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Londër.
Siç thuhet në deklaratën e zëdhënëses e Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Francës, Agnès von der Muhll, e marr nga Ambasada e Francës në Shkup, në Samitin ku do të marrin pjesë 8 vende të BE-së (Gjermania, Austria, Kroacia, Franca, Italia, Polonia, dhe Britania e madhe) dge gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri Le Drian do të prezantojë Kryetarin Macron.
Franca është e përfshirë në procesin e Berlinit që nga fillimi në vitin 2014 dhe ishte nikoqire e Samitit në vitin 2016.
“Dialogu politik i vendosur në këtë rast në mes vendeve-anëtare të BE-së me Ballkanin Perëndimor, si dhe projektet konkrete që kanë për qëllim të zhvillimin ekonomik, të jepet përkrahje për të rinjtë dhe të zgjidhen kontestet bilaterale, dhanë kontribut në stabilitet, në zhvillimin ekonomik dhe social për përafrimin me BE-në të këtij rajoni”, do të theksojë në mes tjerash ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme.
Ai përsëri do të shprehë përkrahjen e Francës drejt pajtimit të vendeve dhe popujve të Ballkanin Perëndimor./telegrafi
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës