Formimi i Qeverisë, Pendarovski nuk do të organizoj takim liderësh

15:09 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Nuk do të ketë takim liderësh lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit për formimin e shumicës së re parlamentare.

Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime politike me liderët e partive, të cilët pritet t’i njoftojë me versionin kushtetues të ndarjes së mandatit. Presidenca garanton se nuk do të përsëritet viti 2016, kur mandati u nda pa pasur shumicë të garantuar parlamentare.

“Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike. Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën” – njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

Kushtetuta obligon presidentin që mandatin për formimin e Qeverisë ta ndaj 10 ditë pas thirrjes së Kuvendit.

“Në afat prej 10 ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandati për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend” – thuhet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partitë akoma nuk kanë nisur negociatat. Lideri i LSDM-së ndodhet për pushime në Prespë, ndërkohë ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është angazhuar nga partia të udhëheq negociatat për shumicë të re./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme