Pak kompani që veprojnë në qytetet shqiptare ose me themelues shqiptarë kanë fituar grante për ide inovative, nga Fondi për inovacion. Fituese gjithsej janë 53 kompani, nga 9 qytete të vendit. Shikuar sipas gjeografisë së tyre, kryeson Shkupi me afro 68 për qind.
Shkupi – 68%
Shtipi – 7.55%
Kavadarci – 5.66%
Struga – 3.77%
Prilepi– 3.77%
Negotina – 3.77%
Strumica – 1.89%
Manastiri – 1.89%
Velesi – 1.89%
Koçani – 1.89%
Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që në Fondin për inovacione, anashkalohen kompanitë dhe qytetet shqiptare.
Në thirrjen e këtij viti të Fondit kanë aplikuar gjithsej 250 “startup” kompani. Vlera e granteve është 1.5 milion euro.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...