Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në vlerë prej rreth 176 milion euro.
Ky mjet siguron një qasje jashtëzakonisht të shpejtë dhe të përballueshme në fondet e FMN-së, në një kontekst kur një ekonomi e shëndoshë ekonomikisht është goditur nga një tronditje e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Cavid-19.
“Si shumica e ekonomive në nivel global, ekonomia e Maqedonisë do të preket përkohësisht nga shpërthimi i një infeksioni të ri viral. Efektet do të ndihen përmes uljes së kërkesës globale, por edhe përmes rregullimit të kërkesës së brendshme, në kushte të pasigurisë dhe masave të marra për të kufizuar përhapjen e virusit.
Ngjashëm me ekonomitë e tjera, një kontekst i tillë imponon nevojën për të rregulluar politikat makroekonomike për mbështetje të përkohshme dhe të përgjithshme ekonomike. Përdorimi i fondeve të FMN-së është një element i rëndësishëm në zbatimin e këtyre politikave, duke siguruar fonde shtesë për mbështetje buxhetore, si dhe mbështetje për potencialin e këmbimit valutor të ekonomisë”, thonë nga Banka Popullore e Maqedonisë.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...