Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin më të ri global, për Maqedoninë e Veriut ka parashikuar rritje prej 3 përqind të ekonomisë vendore gjatë këtij viti.
Ndërsa për vitin e ardhshëm rritja e BPV në Maqedoninë e Veriut është 3.1 përqind, kurse deri në vitin 2024 do të arrijë 3.5 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga vendet e rajonit rritje më e madhe është paraparë në Kosovë (4.2 përqind), Shqipëri (3.7 përqind), Serbi (3.5 përqind), Bullgari (3.3 përqind), Mal të Zi (2.8 përqind) dhe Kroaci (2.6 përqind).
Në vitin e ardhshëm sipas FMN-së, rritje më të madhe ekonomike do të ketë Serbia dhe Kosova me 4 përqind, Shqipëria me 3.9 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind, Bullgaria me 3 përqind, si dhe Kroacaia dhe Mali i Zi me 2.5 përqind.
FMN në raportin më të ri ka ulur parashikimin global për rritjen ekonomike nga 3.5 përqind, në 3.3 përqind. Arsyet për uljen janë tensionet tregtare nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, si dhe problemet ekonomike, para se gjithash tek vendet e pasura.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...