Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtarë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish të punësuarin e DSK-së Nikolla Boshkovski, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend gjatë 27 prillit të vitit 2017.
Që të dy dyshohen për rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë.
“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.
Gruevski që nga nëntori i vitit të kaluar është në arrati në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka fituar azil politik, kurse Boshkovski gjendet në arrati në Greqi. Që të dy janë të akuzuar në shumë raste të PSP-së, ndërsa Gruevski është i dënuar në rastin “Tanku”, për blerjen e makinës mercedes në vlerë prej 600.000 eurove.
Më 20 shkurt, ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe dy ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski u morën në pyetje si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit. Janakievski për momentin gjendet në paraburgim shtëpiak ndërsa Ristovski është në paraburgim në burgun hetimor të Shutkës, kurse Veljanovski i shpëtoi paraburgimit falë imunitetit të tij si deputet.
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...