Pasi ish komandanti i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së RS, Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm, djali i tij Darko Mlladiç e ka quajtur të dështuar gjykatën e Hagës.
Sipas Darkos Mlladiç, sot u dëshmuar se drejtësia u zëvendësua nga propaganda e luftës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Për fat të keq, unë duhet të them se në Perëndim nuk ka asgjë të re. Ky trup që quhet gjykata për krimet e kryera në ish-Jugosllavi ka dështuar në misionin, sepse ai injoroi shumë viktima serbe”
“Sot kemi dëshmuar se drejtësia u zëvendësua nga propaganda e luftës. Faktet shpërfillen” tha Mlladiç.
Djali i tij ka një mesazh për babin që u dënua me burg të perjetshëm.
“Unë të japë një mesazh babait tim: ai tha se kjo ishte e gjitha një gënjeshtër, kjo është një komitet i NATO-s dhe duke u përpjekur për të kriminalizuar popullin serb që të mbrohen kundër agresionit” ka shtuar ai.
Në vendimin e shkallës së parë, Ratko Mlladiç u dënua me 10 akuza të padisë, ndër të tjera, për genocidin e kryer në Srebrenicë.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%