Google ADS

Fjalët përfundimtare për rastin e sulmit ndaj Selës në Kuvendin e Maqedonisë

10:16 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Fjalët përfundimtare në gjykatë për sulmin ndaj Ziadin Selës.

Në gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Rasti duhet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të të dyja palëve, pas mbarimit të procedurës së shfaqjes së fakteve.

Kryetar i Këshillit së Gjykatës është gjykatësja, Sllavica Andrevska.

Për ndodhitë e 27 prillit janë të akuzuar Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Shasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski — Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski — Kobra, përcjell telegrafi maqedoni.

Avokati i Selës, Abedin Abduli pas mbarimit të seancës së fundit tha se në bashkëpunim më Prokurorin e Publike do të vendosin nëse do të iniciojnë procedura të reja për persona të tjerë të cilët shfaqen në materialet por që nuk akuzohen në aktakuzë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme