Ministri i ri i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari ka falenderuar nga zemra të gjithë shqiptarët.
Ai thotë se kjo ditë nuk është ditë feste për të por do të kthej një ditë ku do të hapet një faqe e re për të gjithë, shkruan TetovaSot
Kam marrë urime pafund për këtë detyrë, për të cilat ju falenderoj nga zemra!
Miqtë e mi, dëshiroj të saktësoj se posti që më është dhënë nuk është një datë feste në kalendarin tim. Unë do të punoj fort që ta kthejë në një datë ku hapet një faqe e re në të mirë të binomit Pacientë-Shëndet.
Do të jenë ditë të vështira. Mua dhe ekipin tim që është duke u formuar na pret një punë e madhe, e cila do kërkojë vullnet, sakrificë e orë të gjata pune.
Ndoshta është një nga herët e fundit që drejtohem me Unë, pasi kam respekt të madh për punën në grup, dhe sapo të konsolidoj zyrtarisht ekipin tim, do ju drejtohem gjithnjë në emër të Skuadrës tonë.
Dua t’ju kujtoj që unë nuk ndryshoj asgjë nga vetja, nuk kam ndërmend të vishem me distancën tipike ballkanike të ministrit, madje ndjej një detyrim shumëfish më të madh për të qënë në shërbimin tuaj. Kjo ministri do jetë përpjekja e një insitucioni që punon dhe është afër qytetarëve.
Ju faleminderit të gjithëve
Shpresoj t’ju përmirësojë shëndetin dhe mbarëvajtjen e tij, cilitdo, pavarsisht ngjyrave partiake” ka shkruar Taravari pasi u votua qeveria e re e Zoran Zaevit
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...