Fjala e fundit e drejtësisë për Almir Aliun

08:49 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Drejtësia në Maqedoni, tek e cila nuk kanë besim sidomos popullsia shqiptare, pritet që ta thotë fjalën e fundit për rastin e Almir Aliut nga Kumanova, i cili u shkel me veturë nga bashkëqytetari i tij, Boban Iliq.

Gjykata Themelore e Kumanovës do të shqiptojë sot dënimin për të gjithë të përfshirët, njëherit edhe të akuzuarit në rastin e Almir Aliut.

Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje”. pas rikualifikimit të veprës akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, që si dënim parasheh burg nga 4 deri 20 vjet.

Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.

Rikualifikimi i lëndës shkaktoi reagime të shumta dhe protesta popullore në Shkup. Në lidhje me rastin, katër prokurorë shqiptarë reaguan me shkrim dhe kundërshtuan rikualifikimin e rastit, diçka që nxiti Kryeprokurorin Ljubomir Joveski që të reagojë ndaj tyre.

Për shkak të Almirit erdhi edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji, si i pakënaqur për rikualifikimin e lëndës./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme