Atmosferë e ndarë në Meçkin Kamen. Një pjesë e të pranishmëve duartrokitën, ndërsa pjesa tjetër me fishkëllima e pritën kryeparlamentarin Talat Xhaferi në prezencë të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, raporton Alsat M.
Për dallim nga vitet e kaluara kur tubimi për shënimin e Ilindenit në Krushevë ishte masiv, këtë vit me rastin e 114 vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 73 vjetorin e Kuvendit të parë të KAÇKM-së morën pjesë një numër i vogël i vizitorëve, ndërsa gjithashtu nuk kishte simbole partiake. Edhe përflitej se Xhaferi do të drejtohej në gjuhën shqipe, megjithatë nga foltorja u drejtua në gjuhën maqedonase, ku lexoi një pjesë të manifestit të Krushevës. Ai porositi se qytetarët kanë një Maqedoni të përbashkët dhe ata janë përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e saj.
Në këto 26 vjet pavarësi të gjithë së bashku kaluam nëpër sfida dhe kriza, por më i rëndësishëm është fakti se te qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare, politike apo çfarëdo qoftë tjetër, nuk e prishën frymën e bashkëjetesës. Ne kemi një atdhe të përbashkët- Republikën e Maqedonisë. Dhe të gjithë je jemi përgjegjës që ta ruajnë dhe ta zhvillojmë, për ne dhe gjeneratat e ardhshme – deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Xhaferi komentoi edhe firmosjen e marrëveshjes me Bullgarinë duke shpresuar se do të ratifikohet së shpejti nga Kuvendet e të dyja vendeve. Ai shtoi se periudha e ardhshme do të jetë përplot me vendime të vështira në rrafshin politik, por se në fund do të japin rezultate pozitive.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, këtu mendoj për 130 deputetët dhe administratën, ka kapacitet dhe besoj edhe vullnet që ta përmbush detyrimin, i cili del nga plani qeveritar “3-6-9”. Dua të besoj se kriza e fundit politike na mësoi se më nuk guxojmë që t’i përsërisim gabimet dhe të vazhdojmë të jetojmë në një rreth magjik, i cili manifestohet me të tanishme jo të qëndrueshme dhe ardhmëri të paqartë – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Qytetarët e paktë në numër kishin përshtypje të ndara për shënimin e përvjetorit të kryengritjes së Ilindenit.
Kurorë në Meçkin Kamen sot vendosën përfaqësuesit e korit diplomatik në vend. Në pjesën e ceremonisë përveç valles maqedonase u hodh edhe ajo shqiptare
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...