Google ADS

Fillon protesta e pestë me radhë në Serbi – protestuesit vërshojnë Beogradin

18:54 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Protesta e pestë e qytetarëve në Serbisë, “Një në pesë milionë”, ka filluar sot tek kampusi i Fakultetit Filozofik në Beograd.

Pas fjalimit të drejtuesit të protestës qytetarët kanë vërshuar rrugët e Beogradit.

Kjo protestë fillimisht u organizua për sulmin ndaj udhëheqësit të së majtës serbe, Bork Stefanoviç.

Të shtunën e kaluar protestuesit u mblodhën në Beograd për të katërtën herë.

Protestuesit i kanë dërguar tri kërkesa Qeverisë dhe presidentit për të zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviqit dhe sulmuesit e Borko Stefanoviçit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme