Partitë politike sonte i kanë përfunduar tubimet e tyre qendrore për zgjedhjet lokale. Një ditë para se të mbahen zgjedhjet lokale, fillon heshtja parazgjedhore.
Ajo që duhet theksuar është se çfarë fushate e përshkoi Maqedoninë. Fushata zgjedhore u zhvillua me retorika degraduese dhe dy sulme ndaj kandidatëve. Njëri ishte fizik, edhe atë ndaj kandidatit të Shuto Orizares, gjegjësisht Elvis Bajramit (djali i Amdi Bajramit-deputet i OBRM-PDUKM) dhe një kërcënim ndaj kandidatin në Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu, edhe atë kërcënim përmes telefonit. Shtabe të thyera ka pasur vetëm në taborin maqedonas, edhe atë tre. Ndërsa tek shqiptarët nuk ka pasur incidente të këtilla.
Ajo që vlen të theksohet është retorika nacionaliste. Kësaj radhe nuk është vërejtur ndonjë fjalor me dozë kundër një etnie tjetër.
Përndryshe fushata filloi më 25 shtator dhe mbaroi më 13 tetor. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 3.480 vendvotime dhe 80 komuna si dhe në Bashkinë e Shkupit. Të drejtë voten kanë 1.814.644 persona./fol/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...