Në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, fushatë e cila zgjat 20 ditë. Partitë i kanë promovuar kandidatët e tyre për kryetarë të komunave dhe të gjithë janë të bindur në fitore.
Me sloganin “Më e mira për komunën time”, LSDM e filloi fushatën në Manastir ku kryetari i partisë, Zoran Zaev, premtoi se qytetarët do të jenë krenar me kryetarin e ri të Manastirit.
VMRO-DPMNE, e filloi fushatën me premtim bombastik për 14.835 projekte nga fushat e ndryshme, për siç tha kryetari kësaj partie, Hristijan Mickovski, zgjidhje të problemeve reale të popullit.
Kjo parti e filloi fushatën në Ohër me sloganin “Krijo ardhmëri të re”.
BDI e ka nisur fushatën “Zgjidh jetë, voto blertë” në Gostivar, kryetari Ali Ahmeti para banorëve të Gostivarit tha se komuna e tyre meriton ndryshim.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit e filluan nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup. Me sloganin “Pastër”, do të kërkojnë besimin e qytetarëve. Kryetarët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë mbajtur fjalime promovuese para qytetarëve.
Lëvizja Besa me sloganin “Me ka krejt” sonte e ka filluar fushatën nga Shkupi. kryetari njëherit dhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se ky është rikthimi i vërtetë i Lëvizjes Besa.
PDSH me sloganin “Me më të zotët ka shpresë!”, fushatën zgjedhore e nisi nga Tetova. Kryetari Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim para qytetarëve, kurse janë prezentuar edhe dy kandidatët më seriozë të partisë së tij, Sadi Bexheti në Tetovë dhe Azem Sadiku për Studeniçanin./flaka/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...