Në Kuvend sot duhet të fillojë diskutimi për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.
Në seancën e Komisionit për Çështje Evropian, në rend dite është edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili gjithashtu do të miratohet me procedurë të shkurtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, të martën tha se nëse nuk sigurohet shumica prej dy të tretave, atëherë në opsion është zgjidhje tjetër. Deskoska tha se “Plani B” i Qeverisë është ndryshimi i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, dje tha se zgjidhja më e mirë për Prokurorinë është ajo që sillet me konsensus, duke shtuar se ministrja e Drejtësisë me atë që e ka përmendur “Planin B” nuk ka thënë asgjë të re.
Nga ana tjetër kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me deklaratën e Deskoskës, tha se tek ajo sheh urrejtje ndaj partisë së tij dhe se duhet të jep dorëheqje.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...