Google ADS

Filloi votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

08:44 | 21 Prill 2019
A. B.

Me kohë ka filluar votimi në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informuan kryetarët e Komisioneve komunale zgjedhore.

Në Kumanovë sot votojnë 86.009 votues, në 167 vendvotime, informoi Zvonimir Nikollovski, kryetar i KKZ Kumanovë.

Në Likovë, votojnë 25.363 qytetarë në 36 vendvotime, informoi kryetari i KKZ Lirim Jashari.

Votimi ka filluar me kohë edhe në Nagoriçan të Vjetër, informoi Dragan Jovanovski kryetari i KKZ-së. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3,329 qytetarë, të cilët votojnë në 38 vendvotime.

Të ngjashme