Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM filloi protestën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Tubimi i qytetarëve ndodh para Ministrisë së Drejtësisë dhe përfundon para Komisionit Rregullator për Energjetikë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga OBRM-PDUKM thonë se duhet të hiqet vendimi i shtrenjtimit të rrymës elektrike prej 7.4% dhe të shqyrtohet puna e KRRE-së.
“Kemi rrymë të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër dhe kjo është arsyeja e parë për shkak të së cilët do të protestojmë dhe për shkak të së cikës do të dalim me kërkesat tona. Të mos jetë justifikim nga Qeveria dhe mafia e Zaevit se nuk ka para në buxhet. Para ka, por ato nuk shkojnë tek populli. Para ka sepse kanë shpenzuar një miliardë euro në ryshfet, shpenzojnë mbi tetë milionë euro për automjete, shpenzojnë për ëmbëlsira dhe tenderë derisa populli jeton në borxhe”, ka thënë lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski të hënën, duke i paralajmëruar protestat.
Ndryshe, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me javë të tëra ka pasur në disa qytete perëndimore të vendit.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...