Filloi çmontimi i objektit në QT të Shkupit

20:48 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Objekti i përkohshme në çatinë e Qendrës Tregtare të Qytetit filloi të largohej sot në përputhje me vendimin e kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

“Me aktivitetet do të çmontohen muret e blloqeve siporex, si dhe çmontimin e çatisë dhe konstruksionit të çelikut sipër dyshemesë”, deklaruan nga Bashkia e Shkupit.

Pas reagimeve të qytetarëve, u mor vendimi për të ndaluar punimet e objektit të përkohshëm. Opinioni i përgjithshëm dhe ekspertëve u mor në konsideratë, dhe pas konsultimit me Shoqatën e Arkitektëve dhe nismën “Unë e dua QTQ”, Qyteti i Shkupit vendosi të çmontojë objektin, dhe në vendin e saj do të mbillet gjelbërim me aranzhime të ulëta dekorative, në përputhje me projektin ekzistues “çatia e gjelbër” të QTQ, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme