Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në spitalin e Manastirit deklaroi se hapja e kufijve nuk është ndonjë rrezik për rritjen e numri të të infektuarve me coronavirus për shkak se bartja lokale është rreziku më i madh.
Sipas tij, hapja e kufijve me vendosje të kontrolleve në aeroport dhe mënyrës së anketimit të udhëtarëve për hyrje dhe dalje nga vendi, nuk do të rrezikojë rritjen e numri të të infektuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Siç e dimë, në fillim të krizës kishim raste që erdhën nga jashtë, por ato ishin rrezik për një pjesë të vogël të kontakteve. Nëse respektohen masat parandaluese rreziku bie në minimum. Nuk mund asnjë shtet në botë të jetojë e vetëm e mbyllur me kufij. Konsideroj se hapja e kufijve me kontrollin që e kemi, përkatësisht me kamerat termale në aeroporte dhe mënyrës së anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet, mendoj se nuk do të ketë rrezik për të infektuar të rinj”, tha Filipçe.
Ndryshe nga 26 qershori hapen të gjitha vendkalimet kufitare tokësore në Maqedoni, ndërsa nga 1 korriku hapen aeroportet në Shkup dhe Ohër.
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...