Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në televizionin Telma sonte tha se kanë paraparë rritjen e numrit të të infektuarve.
“Rritjen e numrit të të infektuarve e parapamë gjatë muajve të verës. Nuk e parapamë vetëm ne, por e gjithë Evropa. Shqipëria, Serbia, Kroacia, gjithkund ka rritje enorme”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Filipçe potencoi se Maqedonia nuk ka pasur heqje të plotë të masave dhe se ka pasur vazhdimisht masa kundër përhapjes së coronavirusit.
“Ishim të vetëdijshëm se na vjen vala e vjeshtës. Kishim rënie gjatë muajit gusht dhe shtator. Pse e prisnim valën? Njerëzit u kthyen nga pushimet, dhe filloi shkelja e masave për tubime publike, koncerte etj”, tha Filipçe.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja