Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se gjendja shëndetësore e pacientes me koronavirus është stabile dhe se testi kontrollues është negativ. Megjithatë sipas tij duhet të pritet 24 deri në 48 orë që kjo të konfirmohet.
“Gjendja e pacientes është stabile, testi kontrollues është negativ por që kjo të konfirmohet duhet të kalojnë 24 deri 48 orë. Dhe këtë do ta bëjmë në bazë të rekomandimeve të klinikës, sot apo gjatë ditës së nesërme dhe për këtë do ta njoftojmë opinionin. Kjo nënkupton se në rast se edhe testi kontrollues është negativ, kjo nënkupton se ajo është e shëruar dhe nuk mund ta përcjell sëmundjen”, deklaroi Filipçe.
Ndërkohë sa i përket ndeshjes së futbollit Maqedoni-Kosovë, ministri Filipçe u shpreh se një ndeshje e karakterit të këtillë është e preferuare të luhet pa publik, për shkak të siç u shpreh në ndeshje të këtilla vijnë edhe spektatorë nga jashtë.
“Sa u përket ndeshjeve sportive, unë personalisht mendoj se të gjitha ndeshjet sportive përfshi edhe ndeshjen Maqedoni-Kosovë ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luhet pa publikë. Sepse në ndeshje të këtilla, ka mysafirë edhe nga jashtë”, tha Filipçe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...