Filipçe takon drejtorët e Onkologjisë, dakordohen të hapet qendër e re rrezatimi në ish-spitalin ushtarak

22:00 | 5 Shkurt 2021
A. B.

Shumë shpejt në ish spitalin ushtarak në Shkup që mban emrin e ri ‘’8-shtatori’’ do të hapet një repart i ri për rrezatim të pacientëve me sëmundje kancerogjene. Kështu u dakorduan në takimin e fundit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce së bashku me drejtorin mjekësor d-r Nino Vasev dhe drejtorin tjetër organizativ të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nehat Nuhi.

Ministri i Shëndetësisë, Filipce tha mes tjerash se ky repart do të disponon me aparatin më modern për rrezatim, ku do të angazhohen mjek specialist, teknik dhe fizicient.

“Qëllimi është të shkurtohet koha për terapin rrezatuese, ku trajtimi i pacientëve do të koordinohet nga Klinika e Onkologjisë. Para 3 viteve arritëm të sigurojm deri 30 terapi të reja biologjike dhe imunologjike për pacientët me sëmundje maligje”, theksoi mes tjerash ministri i shëndetësisë Filipce.

Ndërkoh, drejtori mjekësor, d-r Nino Vasev falenderoi ministrin e Shëndetësisë për gatishmërin që ti ndihmoj Klinikës së Onkologjisë për ti siguruar sa më shumë medikamente që nuk gjenden në listën pozitive të ilaceve për trajtim të kancereve të ndryshme.

“Ministria na furnizon me ilace inovative për kancerin e gjirit, të mushkërive të bardha dhe sëmundjeve tjera kancerogjene me cka një numër i madh i pacientëve marrin terapin me protokolet botërore”, theksoi mes tjerash drejtori mjekësor i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev.

Ndërkohë, drejtori organizativ Nehat Nuhi e informoi ministrin Filipce për strategjinë dhe planin për vitin 2021 që Klinika të vazhdoj të furnizohet pa ndërprerë me medikamentet e nevojshme me qëllim që pacientët të marrin trajtimin e duhur.

“Ne si klinikë në planin vjetor për furnizime, prioritet të lartë e kemi furnizimin me kohë dhe të mjaftueshëm me citostatik dhe ilacet tjera të të gjithë pacientëve të prekur me sëmundjet kancerogjene. Ministria e Shëndetësisë është partneri ynë strategjik me ndihmën e së cilës Klinika e Onkologjisë po bëhet një qendër moderne ku pacientët mund të marrin trajtimin e shpejt dhe bashkohor sipas protokoleve botërore”, theksoi mes tjerash, drejtori organizativ i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nehat Nuhi.

Takimi i fundit u realizua në Klinikën e Onkologjisë me rastin e ditës botërore kundër kancerit, 4 shkurti, ku morrën pjesë edhe organizatat joqeveritare, “BORKA” e drejtuar nga Biba Dodeva dhe “Peperutka” nga Natasha Maslesha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme