Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe sot para mediave ka dalë me informacione për gjendjen e fundit dhe analizat e fundit, duke thënë se rajoni i Dibrës është i qetë dhe se në shtet nuk ka raste të reja të prekurish me virusin corona i njohur si COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni
“Gjendja e pacientëve nga Dibra është e mirë. Infektologët atje janë duke punuar mirë dhe pa ndërprerë. Do të bëhen analiza të më shumë njerëzve, në formë të ‘screening’. Sot apo deri nesër do të vijnë rezultate të më shumë se 50 njerëzve nga ky rajon për të qenë më të sigurtë” tha ministri Filipçe për Dibrën.
“Janë bërë analiza analiza për COVID-19 tek shtatë pacientë dhe presim rezultate. Katër persona janë nga Dibra kurse tre tjerët janë nga qytete tjera të ardhur nga vendet e Evropës” tha Filipçe për gjendjen e analizave në Klinikën infektive në Shkup.
Qytetarët në Dibër janë duke mbajtur qetësi, rend dhe janë të vetëdijshëm për masat.
Në Qeveri nga ora 19:00 do të mbahet mbledhje ku do të diskutohen masat dhe hapat e ardhshëm, potencoi ministri.
Qendra për psikologji nga sot do të mbështes edhe psikologjikisht prindërit dhe qytetarët që kanë ankesa për gjendjen në përgjithësi përfundoi ministri Filipçe duke thënë që mos të krijohet panik dhe se shteti i ka nën kontroll të gjithë çështjet në shtet. /Telegrafi/
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros