Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot bëri të ditur së shpejti do të mbërrijnë vaksina shtesë kundër gripit.
Ai tha se do të furnizohen po aq sa janë furnizuar deri më tani, gjegjësisht afër 28.000, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në të vërtetë jam i kënaqur nga interesi që qytetarët e treguan për vaksinë falas kundër gripit. Ky është viti i dytë si kjo Qeveri investon në vaksinë falas kundër gripit për të gjithë pensionistët, fëmijët deri në gjashtë muaj deri në pesë vjet, shtatzënat dhe punonjësit shëndetësorë. Dozat i përcaktuam mbi bazë të buxhetit që e kishim në dispozicion dhe mbi bazë të donacionit që na u ofrua nga Qendra Amerikane për Shëndet Publik”, tha Filipçe.
Ai shtoi se ato sasi shtesë të vaksinave për të cilat mendohet se do të jenë plotësisht të mjaftueshme duke marrë parasysh numrin e atyre grupeve të rrezikuara të cilët dëshirojnë të vaksinohen tashmë janë rrugës dhe së shpejti do të mbërrijnë në vendin tonë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...