Ministri i Shëndetësisë aspak nuk ka deklaruar se do të vendosen kufizime të reja, për shkak të llojit britanik të koronavirusit, siç pretendohet në një postim në Facebook.
Filipçe në deklaratën për “TV 24” thotë qartë dhe me vendosmëri: “tani për tani nuk ka nevojë të vendosen kufizime të reja, por ne me vëmendje e ndjekim situatën”, shkruan Vërtetëmatësi.
Kemi recensuar artikullin e shpërndarë si një postim në Facebook, i cili dezinformon publikun se do të ketë kufizime dhe masa më të rrepta për shkak të llojit britanik të koronavirusit. Ky njoftim, sipas postimit, vjen direkt nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Titulli manipulues thotë: “Jemi mësuar me masat e buta – pasojnë kufizime të reja, njoftoi Venko Filipçe, për shkak të llojit britanik” dhe sipas komenteve poshtë njoftimit, është e qartë se përpjekja për të manipuluar qytetarët është e suksesshme.
Por kur të hapni artikullin, do të kuptoni se titulli nuk ka asnjë lidhje me tekstin. Titulli informon, teksti demanton.
“Nëse numri i njerëzve të infektuar rritet me llojin e ri britanik të Covid-19, ekziston mundësia për të futur masa të reja shtrënguese shtrënguese, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një deklaratë për TV24. Ai shtoi se nuk ka nevojë për një gjë të tillë për momentin, por që përhapja e mutacionit britanik po monitorohet nga afër, thuhet në fillim të artikullit.
Më poshtë përcillet edhe deklarata e Filipçes:
“Personalisht bisedova me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në vend dhe ne jemi duke monitoruar seriozisht situatën. Tani ekzistojnë dy mundësi. Njëra është që vala të jetë për shkak të mutacionit të virusit, që do të thotë se do të duhet të vendosim masa shtesë kufizuese nëse vërejmë se numri i të infektuarve po rritet. Opsioni i dytë është nëse bëhet fjalë për rrjedhë të natyrshme të epidemisë, jo vetëm si rezultat i mutacionit të virusit. Tani për tani, nuk ka nevojë për aplikuar kufizime të reja, por ne jemi duke e monitoruar nga afër situatën – tha Filipçe.
Pra, Filipçe askund nuk ka njoftuar se do të ketë kufizime të reja për shkak të llojit britanik, siç pretendon titulli. Ministri i Shëndetësisë shprehet qartë dhe me vendosmëri se “tani për tani nuk ka nevojë të vendosen kufizime të reja, por po monitorohet nga afër situata”.
Prandaj mund të përfundojmë se postimi që po recensojmë përcjell një titull manipulues dhe të rremë. Me tituj të tillë që përhapin informacion të rremë, publiku është i hutuar dhe mund të shkaktojë panik të panevojshëm në mesin e njerëzve.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele