Thuajse janë gati protokollet për kthimin e të gjithë nxënësve nëpër shkolla, në vitin e ri shkollor – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai ka vlerësuar se nëse situata me COVID-19 në Shtator është sikurse tani, nxënësit duhet të kthehen nëpër shkolla.
“Protokollet janë thuajse gati, ka disa detaje teknike që janë duke u punuar në grupin e punës së MASH-it dhe epidemiologë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Kanë të bëjnë që nxënësit të jenë të pranishëm 100%, të mos ketrë përzierje të klasave dhe masa për dezinfektimin”
Ministri Filipçe ka deklaruar se me ardhjen e 600 mijë vaksinave anti-covid, do të imunizohen të gjithë mësimdhënësit. Nga 30 mijë mësimdhënësit, deri tani janë vaksinuar 10 mijë, respektivisht ata që kanë ndjekur mësimin me prezencë fizike dhe që ishin pjesë e proivimit të maturës shtetërore.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...