Google ADS

Filipçe: Nga opozita shikuam vetëm obstruksione dhe kritika

14:26 | 21 Tetor 2020
A. B.

Ministri për Shëndetësi Venko Filipçe sot përsëri ka kërkuar nga opozita që të ndalojnë së bllokuari Ligjin për mbrojtje e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Sipas tij, masat e propozuara janë shumë të rëndësishme për uljen e përhapjes së virusit dhe nëse numri vazhdon të rritet, vendin e pret ora policore.

“Reagoj ashpër përpjekjes së përsëritur të OBRM-PDUKM-së për bllokim të ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe masave të reja për ndalimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit. Ky është një përpjekje tendencioze për poenë politikë e cila drejtpërdrejt e rrezikon shëndetin e banorëve”, shkruan Filipçe në Facebook.

Që nga fillimi i krizës me coronavirus në vend, shkruan ministri, nga opozita nuk kemi parë asgjë vetëm se veprime jokonstruktive, kritika ndaj të gjithë atyre që japin mund maksimal në ballafaqim me virusin në vend.

Ai u bën thirrje edhe një herë në arsye dhe përgjegjësisë, shëndeti publik është mbi interesat e partisë. Virusi nuk po na pret, masat duhet të merren sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme