Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se këto ditë do të bisedojë me përfaqësues të autoriteteve shëndetësore të Kosovës dhe Serbisë për gjendjen me coronavirusin dhe rrezikun potencial për Maqedoninë e Veriut.
I pyetur për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë dhe Serbi dhe a bisedohet në Qeveri për mbylljen eventuale të kufijve, Filipçe tha se deri tani një gjë e tillë nuk është diskutuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin jo, pasi numrat e deritanishëm zyrtar nuk tregojnë numër të madh, edhe pse kishim informacione se diçka jozyrtarisht ndodh. Do të bisedojmë ditëve të ardhshme me përfaqësues të autoriteteve shëndetësore për të parë si është situata dhe cilët janë rreziqet potenciale për vendin tonë”.
“Por, nëse në ndonjë moment vendosim se është e nevojshme ndonjë masë kufizuese, mbyllja e kufijve ose kufizimi i lëvizjeve, sigurisht do ta rekomandojmë”, tha Filipçe, pas takimit të sotëm me përfaqësues të Shoqatave për sëmundje të rralla.
I pyetur nëse politikanët janë mjaftueshëm të mbrojtur gjatë fushatës zgjedhore, ai tha se parimet janë të qarta dhe vlejnë për të gjithë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...