Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka mbajtur takim me mjekët e rinj, ku 51 prej tyre kanë marrë licencë për punë dhe do të angazhohen në departamentet infektive dhe klinika për trajtim të pacientëve me COVID-19.
Nga MSH thonë se mjekët e rinj do të angazhohen me kontratë në vepër, ndërsa do të marrin 30 mijë denarë në muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pjesa më e madhe e mjekëve të rinj, gjegjësisht 51 prej tyre që kanë marrë licenca për punë në korrik të këtij viti, tashmë janë paraqitur për punësim në departamentet infektive dhe klinikat për trajtim të pacientëve me COVID-19, ndërsa paralelisht është siguruar buxhet për angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore”, tha Filipçe.
Ai shtoi se mjekët e rinj në takim kanë thënë se të ardhmen e tyre e shohin në institucionet shëndetësore të vendit dhe në mënyrë aktive marrin pjesë për krijimin e politikave shëndetësore.
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...
Valon Berisha shënon gol ndaj Borac Banja Luka