Google ADS

Filipçe: Medikamenti “Kalideko” po vonon, ai do të arrijë së shpejti në vendin tonë

16:05 | 30 Korrik 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetje të deputetit Kiril Pecakov nga grupi I deputetëve të OBRM-PDUKM-së për vonesën dymuajshe të medikamentit “Kalideko”, i cili iu ishte premtuar tre personave të sëmurë në fillim të korrikut, tha se shpreson që për kohë të shkurtë ai do të arrijë ne vendin tonë.

“Ai medikament është për fëmijë me fibrozë cistike, të cilët kanë mutacion specifik gjenetik. Medikamenti nuk mund t’u jepet të gjithëve me sëmundje të tillë, por u identifikuan tre fëmijë të cilëve iu dha terapia. Ai medikament paraprakisht nuk ishte në vendin tonë. Ekipi profesional i Klinikës për pediatrik pati për detyrë ta evaluojë efektin nga medikamenti. Pamë se ai me të vërtetë ka efekt dhe e futëm në programin tonë. Është ajo periudhë, në të cilën tani presim të përfundojë procedura. U paralajmërua se do të arrijë. Për fat të keq, afatet po zvarriten. Unë jam pothuajse çdo ditë në komunikim me anëtarët e familjeve të fëmijëve dhe mendoj se për një kohë me të vërtetë të shkurtë do të arrijë në shtetin tonë, me çka fëmijët do të vazhdojnë me terapinë, të cilën e morën për here të parë, ndërkaq e cila me të vërtetë u nevojitet”, sqaroi ministri Filipçe.

Në pyetjen shtesë të Pecakovit, se kur saktë do të arrijë medikamenti, ministri tha se javën e ardhshme duhet të përfundojë e tërë procedura.

Lidhur me vonesën njumuajshe të terapisë inhalatore, ministri tha se kjo nuk është në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë, por spitalit Kozle. Ai tha se do të interesohet për problemin dhe do t’I përgjigjet deputetit Pecakov në formë të shkruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme