Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në fjalimin e tij theksoi se kriza shëndetësore e virusit COVID-19 është më e madhja në 100 vitet e fundit.
Gjashtë muaj që kur u regjistrua rasti i parë në Maqedoni, Filipçe falënderoi për mbështetjen e madhe që e japin qytetarët në luftën kundër coronavirusit.
“Me respektim të masave për mbrojtje të shëndetit, përveç që mbroni veten dhe të afërmit, ju kontribuoni personalisht në përpjekjet e punonjësve shëndetësor të cilët për çdo ditë luftojë. E di se jeta me virus ju ka lodhur dhe e kuptoj se gjërat mund të mos jenë ashtu siç është dashur të jen. Por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Nga dita në ditë i afrohemi tejkalimit të krizës, tha Filipçe dhe shtoi se duhet të jemi të ndërgjegjshëm se vjen një periudhë kur duhet ta mbrojmë veten edhe më shumë dhe më me disiplinë t’i respektojmë masat.
Filpçe tha se vjeshta sjell shumë rreziqe, ndërsa virusi dëshmoi se është i papërshkueshëm. Ai ju bëri thirrje të jemi të kujdesshëm.
“Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tashmë dihen. Nuk janë aq të vështira për respektim, jam i sigurt për këtë. Nevojitet vetëm të pranojmë realitetin dhe besim se vetëm nëse u përmbahemi masave, e gjithë kjo do të kalojë”, tha Filipçe./Telegrafi/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...