Google ADS

Filipçe: Komisioni e ndjek situatën në rajon, kufijtë mbesin të hapur për momentin

20:13 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se për momentin kufijtë do të mbesin të hapur.

Filipçe shkruan se Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit.

“Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet, ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave kufizuese ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni për Sëmundje Infektive sot paradite ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe deri në fund të ditës priten informacionet për gjendjen me coronavirusin në të gjithë rajonin”.

“Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbesin të hapur derisa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje”, ka shkruar Filipçe.

Ndryshe, edhe kryeministri teknik sot deklaroi se Qeveria nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve, duke shtuar se një gjë e tillë do të ndodh nëse rekomandohet nga ekspertët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme