Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se numri i lartë i të shëruarve nga Covid-19, është moment inkurajues. Ai njoftoi edhe për kapacitetet spitalore.
“Ajo që inkurajon, po rritet numri i të shëruarve, kohëve të fundit kemi regjistruar numër të lartë të të shëruarve si në kushtet shtëpiake po ashtu edhe të atyre që janë të shtrirë në spital. Sa i përket kapaciteteve të spitaleve, afro një mijë shtretër. Në Shkup kemi punuar në zgjerimin e kapaciteteve, me çrrastë janë siguruar afro 200 shtretër për të sëmurët nga Covid-19. Presioni ndaj spitaleve është i madh, edhe pse ka shtretër të lirë në të gjitha spitalet, si në: Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Gostivar dhe qytetet tjera. Epidemia ka arritur majën para një jave”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./alsat
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...