Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një deklarate hodhi poshtë të gjithë akuzat për parregullsi dhe shkelje ligjore gjatë furnizimit të vaksinave.
Ai me këtë rast tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësie gjithmonë kur bëhet fjalë për furnizime të këtilla kanë për prioritet dy parime dhe atë kujdesin dhe rregullshmërinë.
“Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të këtij procesi për furnizimin e vaksinave në mënyrë intensive komunikon me një numër të madh të kompanive dhe prodhuesve me të vetmin qëllim që ai furnizim të bëhet sa më shpejtë që është e mundur. Gjatë kësaj dy parime i kemi si gjithnjë kur bëhet fjalë për furnizime të këtilla. Ajo është kujdesi dhe rregullshmëria. Dhe në këtë drejtim më lejoni që të them se absolutisht i hedh poshtë të gjitha akuzat të cilat këtyre ditëve i kishte në një pjesë të mediave, se bëhet fjalë për parregullsi dhe procedura joligjore dhe se bëhet fjalë për provizione. Më vjen keq që e gjithë kjo del në media që janë të afërta me VMRO-DPMNE-në opozitare, portalet e tyre dhe ajo që do li në portalin italian gjithashtu i afërt me VMRO-DPMNE-në, La Verita”, tha Venko Filipçe.
Ministri Filipçe gjithashtu tha se deri në fund të muajit mars pritet të arrijnë doza shtesë nga vaksina Pfizer kundër Covid-19.
“Sipas paralajmërimit nga komunikimi që kemi, bëhet fjalë për 20 mijë vaksina dhe duhet të mbërrijnë në fund të muajit mars”, tha ministri Filipçe./alsat
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...