Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me drejtorët e Qendrave Shëndetësore (QSH) nga i gjithë vendi, ku diskutuan për vaksinimin kundër Covid-19. Organizimi dhe zbatimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-19 është i një rëndësie të veçantë dhe përfshin disa palë të interesuara në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pikat ekzistuese të vaksinimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, spitalet dhe objektet e tjera shëndetësore do të përdoren për vaksinimin e qytetarëve, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo qendër shëndetësore do të duhet të paraqesë raport pas një inspektimi të kapaciteteve njerëzore në dispozicion të saj, si dhe një inspektim të detyrueshëm të pajisjeve teknike dhe funksionalitetit të tyre. Gjithashtu, secila Qendër Shëndetësore do të duhet të caktojë një person përgjegjës për koordinimin dhe organizimin e vaksinimit Covid-19”, tha Filipçe.
“Qendrat shëndetësore do të marrin një pyetësor ku do të duhet të deklarojnë në detaje numrin e stafit të vaksinimit, trajnimin e tyre, numrin e pikave të vaksinimit, sa ndërrime punojnë gjatë ditëve të javës dhe fundjavave, si dhe sa nga stafi morën pjesë në trajnimet për mirëmbajtjen e “ftohjes zinxhir”, tha mjekja Aleksandra Grozdanova, kryetare Komitetit të Imunizimit.
Në një prezantim video ekspert, Grozdanova u shpjegoi drejtorëve të Qendrave Shëndetësore disa segmente kryesore të procesit të vaksinimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës, metodën e aplikimit të vaksinës, procesin e vaksinimit, si do të planifikohet vaksinimi përmes sistemit “Termini Im”. Çdo Qendër Shëndetësore do të përgatisë një raport nga dorëzimi i vaksinës, ndërsa përmes sistemit “Termini Im” procesi i vaksinimit do të monitorohet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është instaluar modul i veçantë i vaksinave Covid-19, identik me atë që përdoret tani për vaksinat e tjera. Për kolegët tanë në pikat e vaksinimit, do të jetë një procedurë standarde për dhënien e një vaksine, megjithatë, sepse është një vaksinë e re, do të organizohet një trajnim arsimor”, tha Grozdanova.
Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë se fillimi i vaksinimit nuk do të nënkuptojë ulje të menjëhershme të rrezikut nga Covid-19, as presioni mbi qendrat shëndetësore nuk do të ndihej menjëherë. Grupet me rrezik të lartë për Covid-19 do të jenë prioritet për vaksinim dhe për ta vaksinimi do të rekomandohet por nuk do të jetë i detyrueshëm. Vaksinimi për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, ndërsa çdo qytetar do të merr vetë vendim nëse dëshiron të vaksinohet.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024