Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitale po stabilizohet.
Ai thotë se presin që në periudhën e ardhshme, numri i të shëruarve të jetë më i lartë si pranimeve në spitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takimin e sotëm me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup kemi biseduar për gjendjen me virusin. Në repartet infektive ka vende të mjaftueshme. Gjendjen jemi duke e ndjekur nga dita në ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenarë. Nëse këto parashikime nuk realizohen kemi në dispozicion reparte të reja dhe kapacitete shtesë spitalore të cilat janë të gatshme të hapen”, ka deklaruar Filipçe.
Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë i lartë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar mbi 60 mijë.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024