Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në konferencë për shtyp tha se KSI propozoi që të zbusë masat kufizuese për shkak se epidemia dobësohet, numrat e rasteve të reja bien bashkërisht me numrin e hospitalizimeve.
“Komisioni rekomandoi që nga 1 qershori maskat mbrojtëse të mos jenë të obligueshme në hapësira të hapura, por në të gjitha vendet e mbyllura, transport publik dhe gjithkund ku nuk mund të mbahet distanca, mbeten të obligueshme. Propozime që të mos vlejë ndalesa për grupin në hapësira të hapura, por gjatë grupimit të mbetet rekomandimi i mbajtjes së maskave”, tha Filipçe.
Ai ripërsëriti se do të lejohet organizimi i dasmave dhe festave në hapësira të hapura me më së shumti 100 mysafirë dhe jo më shumë se 50% e kapacitetit dhe ndeshjet sportive në hapësira të hapura do të lejohen me publik jo më shumë se 30% të kapacitetit.
“Momentalisht mbetet në fuqi ora policore si masë, në mënyrë që të kufizohen grupimet për një kohë të caktuar, ndërsa ne me kujdes e ndjekim situatën”, tha Filipçe.
Sipas tij, gjendja në spitale është përmirësuar dhe trendi vazhdon të mos ketë trysni ndaj spitaleve për hospitalizime.
“Punojnë vetëm repartet infektive dhe nuk do të ketë rotacione të personelit mjekësor. Edhe vaksinimi zbatohet mirë”, tha Filipçe./Telegrafi/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...