Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se gjendja me coronavirus në vend është e qëndrueshme, por ende vazhdon të jetë numri i lartë i të infektuarve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se presioni në spitale është i madh, por ka ende vende të lira nëpër spitale.
Filipçe theksoi se edhe në rajon numri i të infektuarve dhe viktimave është i lartë dhe se po përcjellim gjendjen me vëmendje.
Në lidhje me vaksinat ai tha se kemi vizituar operatorët e shpërndarjes së vaksinave, ndërsa në janar pritet ardhja e frigoriferëve për ruajtjen e vaksinave.
“Vaksinat do të jenë falas ndërsa prioritet do të kenë personeli shëndetësor, të moshuarit”, tha Filipçe.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj lajmeve të rrejshme, duke pasur parasysh që kohëve të fundit janë intensifikuarve.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...