Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nëpërmjet profilit të tij në Facebook, u bënë thirrje qytetarëve që në festat e dimrit të respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi dhe të shmangin grupimet në shtëpi, dhe kështu të gjithë së bashku të ndihmojnë më shpejt për të dalë nga kriza me pandeminë.
“Tani është e nevojshme të respektohen masat e mbrojtjes, ndërsa vitin e ardhshëm do të festojmë sipas traditës. Na ndihmoni, për të gjithë ne. Këtë vit të festojmë festat vetë me më të afërmit. Muajt e ardhshëm kanë qenë më intensivët në përhapjen e covid-19. Për shkak të kësaj, ne kemi nevojë për përgjegjësinë tonë maksimale për shëndetin tonë, por gjithashtu kujdesemi për shëndetin e të dashurve tanë”, shkruan Ministri i Shëndetësisë, Filipçe.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend arriti në 14.661, ndërsa shumë se 900 pacientë u shtruan në spital në të gjithë klinikat dhe spitalet e vendit.
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione