Google ADS

Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

20:00 | 19 Prill 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi në rrjetet sociale se sot ka takuar familjen e Vericës, vajza e re që humbi jetën tragjikisht, por prindërit e së cilës vendosën të dhuronin organet e saj.

“Ky akt ka shpëtuar tre jetë deri më tani. Unë isha i nderuar të takoja këta njerëz, madhështia dhe altruizmi i të cilëve më lënë pa fjalë. Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim, unë u premtova atyre se do të merrnin mbështetjen e plotë në zgjidhjen e problemit të punësimit që kanë dhe edhe një herë i falënderova nga zemra për gjestin e tyre vetëmohues”, shkroi ministri pas takimit.

Më herët, Filipçe vizitoi gjithashtu Ile Strezovskin, të cilit iu bë transplantimi i zemrës.

Sipas ministrit, Ile Strezovski, që e mori zemrën e Vericës, ngadalë po shërohet./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme